venerdì 24 ottobre 2014

AKNET:10 ZGJIDHJE TE THJESHTA & EFIKASE PER TE LUFTUAR PUCRAT NE KUSHTET E SHTEPISE!

Zgjidhje te shpejta,kur nuk keni shum koh...  Aknet jane nje nga problemet me shqetesuese per vajzat: del gjithmone ne momentet me te gabuara,kur ke nje takim te rendesishem,atehere kur duhet te jesh absolutisht perfekte,kur ke 1 jave qe pregatitesh per nje mbemje te rendesishme dhe ja 1 dite me pare te del ajo puçer e tmerrshme,super e madhe!Ja qe kjo ndoll ndaj nuk duhet alarmuar,ne vend qe te behesh histerike apo te qash para pasqyres ,kalo ne veprim,qe do te thote :te veprosh me vetedije dhe jo te shtryllesh puçren pasi kjo veç se do ta acaronte me shume.


1. Leng Limoni.
Shtryll nje limon dhe lyej fytyren me ane te tamponit.Me pas mos harro ta shplash mire fytyren.

2. Maske argjile
Per te bere nje maske argjile mjafton pak ujè i distiluar dhe padiskutim argjila.Masa e perftuar perhapet ne fytyre dhe lihet te veproje per 20 min.

3. Mjalte dhe kanelle
Perziej gjys luge kanelle me pak mjalte,vere tek puçrat dhe lere te veproje per te pakten 20 min.

4. Patate
 Pre nje fete patate dhe vendose tek pjesa/et problematike.Duhet ta mbash ashtu pa levizur per te pakten 30 min.

5. Domatet
Vendos lengun e domates se fresket ne te gjith fytyren dhe lere te veproje per 1 ore.

6. Molle dhe mjalte
Gri nje pjese te molles dhe shtoi mjalte deri sa te perftosh nje mase te trashe,por jo shume te trashe,vendose direkt tek puçrat dhe lere te pushoje per 20 min.

7. Caj jeshil... akull
Pregatit nje filxhan çaj jeshil dhe vendose tek ngrica ne enen ku bejm katroret e akullit,mer nje kubet dhe fèrkoje tek puçrat,2-3 here ne dite.

8. Hurdha
Nuk ka nje ere te mire,por hurdha ka shum te mira.Qero nje hurdhe,shtype me ane te nje piruni dhe vendose tek puçrat per 20 min.Kjo do te ishte mire ta beni kur te jeni vetem! :)

9. Uje trendafili dhe limon
 Nese idea e hurdhes ju trembi,ja nje zgjidhje e parfumosur.Perziej nje luge uje trendafili me gjys luge leng limoni dhe vendoseni drejt e tek puçrat.

10. Uthull molle
Ja nje tjeter produkt me shum te mira.Mjafton te maresh pak uthull molle dhe te lyesh puçrat ,dhe ta lesh te veproje per gjith naten.

Ps.Nese duke perdorur njeren nga kto zgjidhje e ndjeni se fytyra po ju acarohet,shplajeni menjèherè fytyrèn pasi mund tè jeni alergjikè ndaj ndonjè produkti.

Nessun commento:

Posta un commento