Mbrojtja Moderne – me Syze Dielli
Te
gjithe i duam syzet e diellit! Ato jo vetem mbrojne syte nga rrezet e
demshme por gjithashtu i shtojne pamjes sone me teper elegance &
tendence gjate sezonit te ngrohte. Me nje linje modelesh ndonjehere
eshte e veshtire te gjesh ate qe eshte me perfekte. Gjej disa keshilla
sesi mund te zgjedhesh syzet e pershtatshme per fytyren.
Çfare te shkon me teper?
Rregulli i pergjithshem eshte te gjesh gjithmone modelin qe i pershtatet
me mire formave te fytyres. Sigurisht qe cdo person ka vetem nje forme
unike fytyre por per ta bere zgjedhjen me te thjeshte ne percaktojme 4
format me kryesore te fytyres:
E zgjatur, Rrumbullake, Katrore dhe Trekendore.
E zgjatur, Rrumbullake, Katrore dhe Trekendore.
Format
e fytyres:Fytyra me gjatesi vertikale eshte me teper e gjate sesa e
gjere, me molleza dhe mjeker te ngushte. Kjo forme fytyre eshte e
ngjashme me ate ovale por me forme me te gjate ne vije vertikale.
Pershtatet me: syze me permasa teper te medha qe balancojne format e
fytyres duke I shtuar gjeresiEvito: syzet me forma te ngushta dhe te
vogla
Fytyra
e rrumbullaket karakterizohet nga balli I gjere, molleza dhe mjeker e
plote. Pershtatet me: per balancimin e kesaj forme fytyre, zgjedhja e
duhur eshte mbajtja e syzeve me kendEvito: syzet me forma te
rrumbullaketa dhe te ngushta
Fytyra
rrethore ka tipare te rregullta, balle dhe mjeker te gjere. Pershtatet
me: syze ne forma te rrumbullaketa qe zbusin tiparet e mprehta. Evito:
syzet me forma te mprehta, gjeometrike
Kur
behet fjale per fytyra ne forme trekendore, me balle te gjere dhe
mjeker te ngushte eshte shume e rendesishme te balancohet pjesa e
poshtme e fytyres. Pershtatet me: syze ne formen e syve mace ose te
rrumbullaketaEvito: syzet me forma te tilla qe i japin pjeses se siperme
te fytyres suaj pamje me te gjere
MESONI ME SHUME RRETH SYZEVE
Ndersa ndiqni tendencat e modes ju keshillojme te tregoni kujdes ne
standartet e sigurise. Kujdes, mos ngaterroni nuancen e lenteve me
filtrin e saj. Lentet e erreta nuk nenkuptojne domosdoshmerisht se syzet
mbrojne me teper syte tuaj. Erresimi i xhamit te syzeve percaktohet nga
numrat 0-4, ku 4 eshte nuanca me e erret. Jo te gjitha nuancat e
lenteve mund te mbahen ne cdo situate. Per shembull, nuanca 4 nuk
keshillohet te mbahet ndersa ngisni nje makine sepse mund te kufizoje
fushepamjen e syrit.
Nuanca e nje ngjyre nuk bllokon rrezatimin e demshem per syte. Eshte
filtri ai qe luan kete rol i percaktuar me UV. Per te mbrojtur syte tuaj
zgjidhni syze dielli qe mbrojne nga 99 ne 100% nga rrezet e drites UVA
dhe UVB. UV400 nenkupton se filtri bllokon te gjitha rrezet me gjatesine
e valeve deri ne 400 nanometer, e cila mbulon te gjitha rrezet UVA
& UVB.
Gjithashtu mbi syzet e diellit mund te vini re nje shenim CE. Kjo do te
thote se modelet e vecanta jane aprovuar nga Standartet e Komunitetit
Europian. Syzet e Diellit duhet t’I permbahen gjithashtu edhe
Standarteve Britanike BSEN 1836:2005 + A1:2007 qe garantojne nivelin e
larte mbrojtes ndaj rrezeve ultravjollce.
marre nga: www.al.avon.com
Nessun commento:
Posta un commento