E dijme te gjithe qe uji ben mire,e megjithate pirjen e tij nuk e bejme si zakon.Sot do te keni nje shpjegim per motivet kryesore pse eshte e drejte te pihet uje ne vend te pijeve me gaz apo atyre energjike.Ja pra 9 motivet kryesore per te pire uje:
1. Humbje e peshes.
Uji eshte me i miri per tu dobsuar,para se gjithash sepse mer vendin e te gjith pijeve te tjera,siç jane ata me gaz,lengjet e frutave (te gatshmet),apo alkoliket qe jane nje burim i fshehur kalorish,dhe pastaj nje menyre e mire per te zvogluar oreksin pasi shpesh kur mendojme se kemi uri ne te vertete kemi thjesht etje.Uji nuk ka as yndyrna as kalori,menjefjale duhet pire me bollek gjate nje diete.
2. Shendeti i zemres.
Te pish nje sasi te mire uji mund te zvogloje rrezikun e nje ataku zemre.Nje studim 6 vjeçar,bere ne Maj te 2002 nga American Journal of Epidemiology ka demostruar se ata qe pijne me shume se 5 gota uje ne dite,kane 41% mundesi me pak qe te pesojne nje infrakt se personat qe pijne me pak se 2 gota uje ne dite.
3. Energji.
Dehidratimi qofte edhe vetèm 1-2% e peshes truprore,pakson forcat dhe ben te ndjesh shume lodhje.Nese ndjen etje je e dehidratuar dhe kjo mund te lodh,lodhje muskulare,marrje mendsh dhe simtoma te tjera.
4. Nje kure e dhimbjes se kokes.
Nje tjeter simptome e dehihidratimit eshte dhimbja e kokes,dhe ne fakt kjo simptome shpesh eshte e lidhur thjesht nga uji i paket.Padiskutim qe shkaqet mund te jene te shumta por dehidratimi eshte nje shkak mjaft i zakonshem.
5. Lekure e shendetshme.
Tè pish uje te pastron lekuren,shume persona deklarojne se kane nje ngjyre te shendetshme pas pirjes se ujit.Ky fakt padiskutim nuk ndodh brenda nje nate,por nese perdorni nje sasi te mire uji qofte edhe vetem per nje jave mund te shihni efektet e mira ne lekure.
6. Probleme te tretjes.
Sistemi yne tretes ka nevoje per nje sasi te mire uji qe te trese ne menyre korrekte.Shpesh uji mund te ndihmoje ne problemet e djegies se stomakut,si dhe uji bashke me fibrat mund te kurojne kapsllekun.
7. Pasterti e trupit.
Uji perdoret nga trupi per te eleminuar toksinet dhe produktet toksike.
8. Rrezik i tumorit.
Tè pish nje sasi te mire uji eshte lidhur me nje renje te 45% te rrezikut nga kanceri.Te pish shume uje mund te paksoj rrezikun e kancerit te fshikzez dhe gjoksit.
9. Permison performancen sportive.
Dehidratimi eshte armiku kryesor i aktivitetit te mire sportiv,ndaj eshte thelbesore te hidratohesh mire para,gjate dhe pas stervitjes.
Mbase tani i keni me te qarta motivet per te pire uje dhe mbase mund tju jete e dobishme ndonje keshille per ta bere zakon pirjen e tij.
Para se gjithash eshte thelbesore te mbash gjithmone me vete nje shishe uje gjys litre,gjithmone plot.Nje tjeter truk i rendesishem eshte ajo e te pirit uje te fresket ne vend te alkolikeve kur dilni ne mbremje,dhe ne fund,ne vend qe te shpenzoni shume para per te blere ujin mineral do te jete mjaft e dobishme te bleni nje filter per rubinetin.
Artikull i shkruar nga: Dr.Daniele Aprile & perkthyer nga: Gjithçka per ne... "FeMrAt"
Nessun commento:
Posta un commento