lunedì 13 ottobre 2014

SIGURIA E PRODUKTEVE AVON!

Produktet Avon janë të kontrolluara në nivel global nga një vend i vetëm:
Qëndra 'Research and Technology' (Qëndra e kërkimit dhe teknologjisë) vendosur në Suffern të New Yorkut, USA. Avon është e përfshirë direkt në zhvillimin e formulës së produkteve të saj;megjithatë,për disa produkte,mund të vendosë për të blerë një formulë të zhvilluar dhe prodhuar nga një palë e tretë.
Të gjitha produktet kozmetike importuar nga Avon plotësojnë kushtet e përcaktuara nga Direktiva Evropiane mbi produktet kozmetike (Direttiva Europea Cosmetici 76/768/CEE) dhe amendamentet ne përshtatjet pasuese;pra lejohet  që të shitet vetëm në tregjet e vëndeve anëtare të Bashkimit Evropian.
PRODUKTET AVON NUK PERMBAJNE KIMIKATE TE NDALUARA,
por vetëm substanca përdorimi i të cilave është i lejuar nga ligji në fuqi,
në masat e përcaktuara nga Anekset e Direktivës Kozmetikë Europiane.

Sic u tha më lart të gjitha formulimet zhvillohen në laboratorët e shtepise Nënë,SHBA,ku studiuesit dhe dermatologët e Avon mbështeten nga studiuesit e Universitetit Johns Hopkins,universitet i specializuar në kërkime mbi produktet alternative kozmetike.Angazhimi i Avon është që të vazhdojë të luajë një rol udhëheqës në risi teknologjike.
Në vitin 1989, Avon ishte prodhuesi i parë shumëkombësh i kozmetikës që prezantoi nje legjislacion kundër testimit të kafshëve.Avon ka mardhënie tregtare me mbi 100 vende.

Siguria e buzkuqeve Avon është Rikonfirmuar 2 herë që prej raportit të vitit 2007:

• FDA-ja ka testuar buzkuqet dhe ka konfirmuar qe jane krejtesisht te sigurt.Ky rezultat eshte publikuar ne korrik/gusht 2009 te gazetes peer-reviewed te Shkences Kozmetike..

• FDA-ja e ripërsëriti testin në dhjetor 2011 pas sinjalizimeve se buzkuqet Avon kishin një sasi të lartë dhe të rrezikshme plumbi.Por rezultatet e FDA-së treguan një nivel normal dhe aspak te rrezikshem.I njejti nivel që përdoret në te gjitha shtëpitë kozmetike në botë.

Konsumatorët mund të jenë të sigurt se çdo produkt kozmetike ose e kujdesit personal që mban emrin Avon ka qenë subjekt i vlerësimit të plotë të sigurisë dhe mund të përdoret me besimin me të madh.
Qëllimi i Avon është që të informojë konsumatorët në mënyrë të hapur dhe transparente.
Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit: www.avoncompany.com
Qendra Kerkimore - http://www.youtube.com/watch?v=GIQIhEBvlm4

Një përmbledhje ne lidhje me sigurinë e produkteve Avon.
Ilda- Gjithcka per ne..."FeMraT.

Nessun commento:

Posta un commento